24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Akuzat për bullizim stafi dhe shkelje ligji, Sllovenia: S’ka shkelje të mëdha të ambasadores në Kosovë

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se nuk janë gjetur parregullsi të mëdha në rastin e ambasadores së tyre në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Ajo është akuzuar nga të punësuarit në ambasadë për bullizim dhe shkelje të ligjit. Gabime janë gjetur veçanërisht në marrëdhëniet e saj me punëtorët, kështu që ministrja ka bërë thirrje drejt saj për përmirësim të marrëdhënieve të përbashkëta, raporton Siol.

“Ambasada duhet t’i qetësojë gjërat dhe t’i rregullojë marrëdhëniet. Nuk bëhet fjalë për shkelje të mëdha, por vetëm për marrëdhënie me staf”, ka thënë Fajon.

Punëtorët kanë thënë se ata nuk mund të punojnë më tej me Benedejçiq, duke njoftuar padi kundër ambasadores dhe ministrisë së jashtme nëse ajo vijon të mbetet në pozitë.

Autoritetet sllovene theksohet se janë njoftuar disa herë për disa raste, por që nuk është ndërmarrë asgjë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit