Estonia paralajmëron Evropën për rrezikun që paraqesin ish-luftëtarët rusë

- Advertisement -

Teksa lufta e Rusisë kundër Ukrainës riformëson peizazhin e sigurisë së Evropës, Estonia mbetet një nga shtetet që po shikon më me kujdes lëvizjet e radhës të Kremlinit.

Nga stërvitjet e para të paparalajmëruara të Rusisë në liqenin Peipus në kufi me Estoninë, deri te nisma e Talinit për një ndalim në mbarë Bashkimin Evropian për hyrje në Zonën Schengen për ish-luftëtarët rusë, Estonia argumenton se Evropa duhet të përgatitet jo vetëm për kërcënimet ushtarake, por edhe për luftë hibride, operacione të ndikimit nga jashtë dhe rreziqe afatgjata të sigurisë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Uashington, zëvendëssekretari për Sigurinë e Brendshme i Estonisë, Joosep Kaasik, flet për atë pse Talini beson se parandalimi është mbrojtja më e mirë e Evropës, sqaron arsyetimin pas ligjit estonez që ndërpreu lidhjet administrative të Kishës Ortodokse të Estonisë me Patrikanën e Moskës dhe vlerëson partneritetet në rritje të Rusisë me vende si Irani.

Të ngjashme

Të fundit