22.1 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Aktorja e serialit “Pasionet e Fshehta” martohet me kushëririn e saj

- Advertisement -

Aktorja e njohur e serialit “Pasionet e Fshehta”, Natasha Klauss, ka shpalosur detajet lidhur me martesën e saj me kushëririn e parë.

Pas dështimit të martesës së parë nga e cila ka një vajzë, aktorja përfundoi duke u dashuruar me kushëririn e saj të parë me të cilin u kurorëzua.

“Ne jemi kushërinj të parë, normalisht ka shumë persona që nuk e kuptojnë. Nuk jam rritur me të, sepse ai jetonte në Uruguay dhe unë në Kolumbi e nuk e shihja si kushëri, nuk kishte konotacionin e kushëririt”, u shpreh ajo sa i përket lidhjes së saj.

Gjithashtu ajo tregoi se hera e fundit kur dyshja janë parë me njëri tjetrin para se të takoheshin si të rritur ishin në moshën 11 vjeçare.Kur aktorja u pyet për martesën ajo tha disa fjalë.

“Në atë kohë nuk mund të martoheshe me kushëririn e parë në kishën katolike dhe u martuam në rrugë civile. Ai e ka adoptuar Izabelën (vajzën nga martesa e parë), sepse erdhi në jetën time kur ajo ishte 9 muajshe dhe aty filloi historia jonë. Kur vendosëm të kishim fëmijë biologjik, gjinekologu tha se nuk ka asnjë problem, por unë kisha dyshime, sepse kështu është përfolur gjithmonë nga gojëdhënat. Shkuan te një profesionist i gjenetikës dhe aty kuptuam se shumë gjëra i dimë gabim sipas gojëdhënave”, vazhdoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit