Skena e puthjes midis Kirsten Dunst dhe Brad Pitt në “Interview with a Vampire”, diskutohet edhe sot, po aq sa në vitin 1994.
Në kohën kur u realizua skena, aktorja Dunst ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç, kurse Pitt ishte 30.
Në një intervistë të fundit për “The Telegraph “, Dunst thotë se në atë kohë për të Pitt ishte si një vëlla i mad.
“Për të në atë kohë, Pitt nuk ishte një zemërthyes siç është tani, por “si një vëlla më i madh” – tha ajo.
Intervista për “The Telegraph” nuk është e para në të cilën Kirsten Dunst tregon se çfarë mendonte për skenën e puthjes.
Në vitin 2013 ajo ishte shprehur se për të puthja kishte qenë neveritëse.
“Mendova se ishte e neveritshme. Nuk kam puthur askënd deri në moshën 16-vjeçare. Unë isha shumë e re” – ishte shprehur ajo.
Në “Interview with a Vampire” Kirsten Dunst luan vampiren Claudia, e cila është bllokuar në trupin e një fëmije. Në një skenë të diskutueshme, ajo i jep vampirit Louis de Pointe du Lac (të luajtur nga Brad Pitt) një puthje të butë në buzë.
Ndryshe, filmi i ri i Kirsten Dunst, “Civil War” do të shfaqet në kinematë gjermane më 18 prill.