Aktori i njohur Edi Kastrati i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes mesazhit të tij, Kastrati ka ftuar qytetarët që të bashkohen në marsh në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Marshi, i organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, mbahet në prag të 16 shtatorit, në mbështetje të drejtësisë, lirisë dhe kthimit në atdhe të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.






