15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë që u kap me kokainë në Kosovë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë të martën ndaj të pandehurit E.H., shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më 8 mars të këtij viti, i dyshuari në pikën kufitare të Vërmicës është ndaluar me ç’rast i është gjetur një qese plastike që dyshohet se ishte e mbushur me kokainë, me peshë prej 736.20 gramë.

Substanca është sekuestruar, derisa i dyshuari është në paraburgim.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit