Aksion në Ministrinë e Drejtësisë/Kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Organizata QIKA ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke e bërë përgjegjëse politikisht për mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Në një reagim publik, QIKA ka bërë të ditur se sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ka vendosur mesazhe dhe pjesë nga deklaratat e Arlinda Zekajt, për t’ia rikujtuar ministres dhe koordinatores nacionale për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e viktimave.

Sipas organizatës, Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndihmë nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj, por, siç pretendon QIKA, institucionet nuk arritën ta parandalonin tragjedinë.

QIKA ka kritikuar gjithashtu deklaratat që, sipas saj, relativizojnë përgjegjësinë institucionale dhe fajësojnë viktimat e dhunës.

Të ngjashme

Të fundit