Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, 6 të lënduar – 5 nga ta dërgohen në QKUK

- Advertisement -

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes 3 veturave në rrugën rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshir tri vetura me targa vendore.

Rasti për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënës i policië për Mitrovicën e Jugut, Ilmi Prekazi, ku ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Prekazi njoftoi se pesë persona të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot, më 18.05.2026, rreth orës 11:50, në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në aksident janë përfshirë tri automjete me targa civile vendore. Deri tani, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Prekazi

Të ngjashme

Të fundit