Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, reagon Ramadani: Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Aleanca Burim Ramadani, ka reaguar pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se duhet të ketë përgjegjësi institucionale, e dikush nga qeveria, sipas tij, duhet të dënohet.

“Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet! Duhet të përgjigjet para drejtësisë. Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor! Lutem për jetën e të aksidentuarve! Por, njëkohësisht, duhet të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri të dënohen sipas ligjit!”, shkroi Ramadani.

e.

Të ngjashme

Të fundit