11.6 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

AKK-ja ‘vërshohet’ nga ankesat e qytetarëve për rritje të çmimeve – bordi ende jofunksional

- Advertisement -

Po bëhen gati gjashtë muaj që kur bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës është jofunksional, meqë qeveria ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj të komisionit.

E këtë situatë po e shfrytëzojnë bizneset të cilat kanë rritur çmimet – duke rënduar gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë.

Si pasojë e kësaj situate, AKK-ja ditëve të fundit është “vërshuar” nga ankesat e qytetarëve të cilët kërkojnë zgjidhje.

Drejtori i këtij institucioni, Sakip Imeri, thotë se gjatë këtyre ditëve kanë marrë mbi 40 ankesa, por që “jo të gjitha janë kompetencë e jona”.

“Pra, nuk janë dërguar në adresën e duhur. Jemi duke i klasifikuar dhe duke bërë analiza. Gjatë këtyre ditëve kemi marrë diku mbi 40 ankesa”, deklaron ai për lajmi.net.

Ndonëse thotë se ngritja e çmimeve në këtë situatë është e pakontrolluar, shton se autoriteti është duke monitoruar tregjet për të parë nëse ka marrëveshje të fshehta për koordinim të çmimeve.

“Autoriteti është duke parë nëse ka pasur marrëveshje për koordinim të çmimeve ose ndarje të tregjeve, pra marrëveshje të fshehta. Pra, jemi duke monitoruar tregun dhe s’mund të marrim vendime të ngutshme”.

Imeri mes tjerash pohon se AKK-ja nuk është institucion vendimmarrës dhe se pa u kompletuar komisioni s’mund të merren vendime.

“Ne si institucion nuk kemi kompetenca të marrim vendime. Ne vetëm monitorojmë dhe sistemojmë të dhëna, nuk kemi fuqi vendimmarrëse pa u kompletuar komisioni. Hapja e hetimeve nuk është kompetencë e jona”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit