Akil Gjakova nuk e arrin medaljen e bronztë, renditet i pesti në Kampionatin Evropian të Xhudos

- Advertisement -

Akil Gjakova është renditur në vendin e 5-të në kategorinë e tij në Kampionatin Evropian për Senior në xhudo.

Gjakova ishte i lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, Samuel Gassner nga Austria.

Në ndeshjen e radhës xhudisti kosovar mposhti me Ippon, Benjamin Levy nga Britania e Madhe, kurse në çerekfinale humbi me Ippon nga Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia.

Gjakova në repasazh u ballafaqua me Adil Osmanov nga Moldavia të cilin e mposhti me Ippon, ndërsa në fund për medaljen e bronztë, Akil Gjakova humbi me Wazaari nga Bilal Ciloglu nga Turqia dhe u rendit i 5-ti në këtë garë

Të ngjashme

Të fundit