Manuel Akanji është pranë kalimit përfundimtar te Interi, me mbrojtësin që pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare sapo të mbyllet zyrtarisht largimi i tij nga Manchester City.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja e transferimit të përhershëm ishte e kushtëzuar nga dy klauzola të vendosura në huazimin e verës së kaluar: Akanji duhej të aktivizohej në të paktën 50 për qind të ndeshjeve, ndërsa Interi duhej të fitonte titullin në Serie A.
Qendërmbrojtësi e ka përmbushur tashmë kushtin e parë, ndërkohë që Interit i duhet vetëm një pikë në katër ndeshjet e mbetura për të vulosur matematikisht Scudetton.
Në rast se plotësohet edhe klauzola e dytë, City do të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e Akanjit.
Zvicerani kaloi tri sezone në “Etihad” para se të bashkohej me Interin në formë huazimi verën e kaluar.
Ndërkohë, “Neurazzurët” po provojnë edhe afrimin e mbrojtësit tjetër Nathan Ake.







