Industria vendore e qumështit po përballet me sfida, ndërsa prodhuesit paralajmërojnë se vendimet institucionale po rrezikojnë konkurrueshmërinë dhe të ardhmen e këtij sektori.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, është shprehur i shqetësuar për trajtimin e prodhuesve vendorë nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka kritikuar veprimet e fundit të Ministrisë së Bujqësisë.
“Ajo çka do të bëjmë sot është të prezantojmë realisht se çka ka ndodhur në realitet dhe do të mundohemi t’i përmendim qytetarit se si një industri e cila është ndërtuar me mund tash e dy dekada është ka tentohet të rrënohet në tërësi nga disa persona të cilët thiren se po e ndërtojnë vendin, por në fakt ata po e rrënojnë çdo ditë vendin. Më falni, do të jem shumë i drejtpërdrejtë në këtë drejtim, sepse është diçka që është ka e prek të gjithë industrinë prodhuese, jo vetëm sektorin e qumështit”, ka thënë Ajvazi. /EO/






