28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ahmeti porosi VLEN-it: Mos e harroni nënshkrimin e marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese

- Advertisement -

Ali Ahmeti, lideri i “Frontit Evropian”, ka kërkuar nga opozita shqiptare, përkatësisht koalicioni “VLEN”, që të mos e harrojnë e mos ta shkelin nënshkrimin e vendosur në marrëveshjen e përbashkët për qeveri (13 janar), ku thuhet se do të bashkëpunojnë dhe qeverisin vetëm me ato parti që mbështesin ndryshimet kushtetuese – të domosdoshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Këto komente, Ahmeti i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi një takimi që liderët e “Frontit Evropian” kanë pasur në Shkup, në një kohë kur opozita shqiptare – edhe pse i ka humbur zgjedhjet në taborin shqiptar – ka filluar negociatat me partinë fituese maqedonase VMRO-DPMNE, e cila deri më tani ka qenë hapur kundër ndryshimeve kushtetuese, transmeton albanianpost.

Derisa përmendi unitetin që ka Fronti, ai theksoi se Qeveria e re duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese dhe ta vazhdon rrugën evropiane.

“Opozita shqiptare të mos harrojë e të mos shkelë nënshkrimin e vendosur në marrëveshjen e përbashkët për Qeveri duke anashkaluar parimin e ndryshimeve kushtetuese!”, potencoi ai.

Duke folur për takimin në Shkup të liderëve të koalicionit, Ahmeti theksoi se janë takuar për të konstatuar fitoren dhe për ta bërë me dije se “qëndrojmë deri në fund pas parimeve të shëndosha e progresive mbi të cilat hapëm faqen e bashkëpunimit, për të cilat populli na besoi 19 mandate deputetësh duke na bërë forcën e dytë politike në vend”.

“Këtu mbarojnë spekulimet tendencioze, të gjithë në Frontin Evropian fuqishëm bashkë vazhdojmë drejt së ardhmes evropiane! Amaneti i popullit do të shkojë në vend!”, pohoi ai ndër të tjera.

Ndryshe, këtë të shtune, lideri nacionalist i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, është takuar me liderët e “VLEN”-it në selinë qendrore të këtij koalicioni në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Në këtë takim Mickoski dhe liderët e “VLEN”-it kanë diskutuar në lidhje me formimin e qeverisë së re.

Duke përzgjedhur “VLEN”-in, Mickoski anashkalon fituesin e zgjedhjeve në taborin shqiptar, pra “Frontin Evropian”, i cili ka marrë 6 deputetë, apo mbi 30 mijë vota se opozita shqiptare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit