Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas incidentit në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Ahmeti, situatën e krijuar në Aeroportin e Shkupit e cilësoi si skandal të papranueshëm diplomatik, ku edhe e dënoi në formën më të ashpër.
“Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dinë se ç’bëjnë”.
“Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, shkroi Ahmeti.
Në lidhje me incidentin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit, ku sipas presidencës, është tentuar t’i merrej telefoni presidentes Osmani e madje edhe kishte tentime për ta shtyrë fizikisht, ministria e Punëve të Jashtme sot ka çuar notë proteste ndaj Maqedonisë së Veriut.