AGK-ja dënon shënjestrimin e mediave nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër shënjestrimin publik ndaj disa mediave në një status të publikuar sot nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK).

Gjuha e përdorur është e papranueshme dhe linçuese dhe ka për synim intimidimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar tema në interes të publikut.

AGK-ja e fton zotin Rama që të përgjigjet në mënyrë transparente dhe të hapur për çështjet dhe temat që trajtohen nga të gjitha mediat. Sulme të tilla, si ky, minojnë lirinë e medias në vend dhe kanë për synim dekurajimin e punës së gazetarëve për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në pozita të larta shtetërore.

Ato gjithashtu u ofrojnë platformë publike qindra personave të tjerë për të sulmuar dhe denigruar online gazetarët dhe mediat, prandaj kjo formë e komunikimit duhet të ndalet.

Të ngjashme

Të fundit