16 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

AGK dënon fuqishëm pengimin e gazetarit nga mbrojtja e afërt e Kurtit

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit të gazetarit të T7 Genc Godanci, nga mbrojtja e afërt e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ia shtyu dy herë mikrofonin me forcë teksa po tentonte të pyeste për raportin e Reporterëve pa Kufij.

AGK është shprehur e shqetësuar derisa u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Kurtit, që të krijojnë kushte normale të punës për gazetarët.

 

 

Reagimi i plotë:

AGK-ja dënon pengimin e gazetarit, Genc Godanci të T7 nga mbrojtja e afërt e kryeministrit në detyrë, Kurti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon fuqishëm pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, i ka bërë sot gazetarit të T7, Genc Godanci derisa ai ka provuar t’i bëjë pyetje për Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij.

Një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt shihet dy herë duke ia kapur fizikisht dorën gazetarit, dhe një tjetër paraqet pengesën e dytë në përpjekjen për të marrë përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që gazetarët pengohen me dhunë nga mbrojtja e afërt në sytë e kryeministrit në detyrë, Kurti.

AGK-ja e fton Policinë e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë që të krijojnë kushte normale pune për gazetarët, kur ata kërkojnë përgjigje në ambient publik nga zyrtarët e lartë.

Video: Ekonomia Online

Të ngjashme

Të fundit