12.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Agim Bahtiri: Kosova do të shkojë në zgjedhje nëse ndërkombëtarët duan me çdo kusht Asociacionin

- Advertisement -

Ish-kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe tani anëtar i VV-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse ndërkombëtarët do të vazhdojnë të bëjnë presion të vazhdueshëm për implementim të Asociacionit.

Këto pohime Bahtiri i bëri në Kanal10, ndërsa shtoi se BE nuk është aq e fuqishme për t’i bindur palët që të marrin vendime të prera siç janë dakorduar në Ohër.

Veç kësaj, ai shtoi se mendon që s’ka qenë kalkulim i mirë për të dyja palët.

“Duke e njoftë Kurtin jashtëzakonisht mirë për këtë çështje, unë e di saktësisht se ajo cfarë do Vuçiqi nuk do të ndodhë. Vuçiqi ka punuar gjithmonë në atë drejtim, duke e pasur Listën Serbe e cila cdo herë i ka implementuar gjithmonë vendimet e Serbisë, e asnjëherë të Kosovës, dihet se ata e kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme për Kosovën, edhe s’do të tërhiqen aq lehtë.

Por, do të jetë një ballafaqim bukur i madh për t’i zbatuar këto marrëveshje. BE-ja nuk është aq e fuqishme për t’i bindur palët që të marrin vendime të prera sic janë dakorduar në Ohër, unë mendoj që s’ka me qenë kalkulim i mirë për dy të palët.

Nëse bëhet kalkulimi nga BE-ja e SHBA-ja për implementimin e marrëveshjes së 2013, vendi do të shkojë në zgjedhje. Nuk besoj asnjëherë që Kurti do ta implementoj marrëveshjen e 2013.”, u shpreh Bahtiri në Politiko.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit