Presidenti Ademi pret Nuno Castel, theksohet mbështetja e UEFA-s për avancimin e referimit në Kosovë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në takim Nuno Castel, përgjegjësin e Konventës së Referëve për Kosovën, të deleguar nga UEFA. Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e referimit në Kosovë, sfidat aktuale dhe perspektivat për ngritjen profesionale të gjyqtarëve kosovarë.

Ademi theksoi se mbështetja e UEFA-s mbetet thelbësore për forcimin e standardeve në futbollin kosovar, ndërsa vizita e Castel u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt profesionalizmit, integritetit dhe krijimit të më shumë mundësive për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare. Ai ritheksoi gatishmërinë e FFK-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me UEFA-n në funksion të avancimit të referimit dhe futbollit në vend.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të veçantë prita në takim Nuno Castel, përgjegjësin e Konventës së Referëve për Kosovën, të deleguar nga UEFA. Vizita e tij përbën një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e referimit në vendin tonë, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të UEFA-s për ngritjen profesionale të gjyqtarëve kosovarë dhe forcimin e standardeve në futbollin tonë.

Gjatë takimit zhvilluam diskutime shumë konstruktive rreth sfidave, objektivave dhe perspektivës së referimit në Kosovë. Përvoja, profesionalizmi dhe vizioni i Castel do të jenë një vlerë e madhe për sistemin tonë të referimit, ndërsa mbështetja e UEFA-s mbetet thelbësore në rrugëtimin tonë drejt profesionalizmit, integritetit dhe rritjes së cilësisë në çdo nivel të garave.

Kosova po dëshmon çdo ditë se posedon potencial, talent dhe kapacitete për të ndërtuar një sistem modern, të besueshëm dhe të standardeve evropiane në referim. Takime të këtij niveli janë dëshmi e qartë se puna, përkushtimi dhe vizioni ynë po vlerësohen dhe po marrin mbështetje nga institucionet më të rëndësishme të futbollit evropian.

Me këtë rast, Nuno Castel i shpreha gatishmërinë time dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të avancimit të referimit kosovar dhe krijimit të më shumë mundësive për gjyqtarët tanë në arenën ndërkombëtare.

Besoj fuqishëm se përmes bashkëpunimit, vizionit të përbashkët dhe punës së pandalshme, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme edhe më të fortë për referimin dhe futbollin kosovar.

Të ngjashme

Të fundit