Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka vizituar klubin e njohur gjerman VfB Stuttgart, me ftesë të veçantë, ku është pritur me respekt dhe mikpritje.
Përmes një postimi, Ademi ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka pranuar edhe një fanellë të personalizuar të klubit, si simbol respekti dhe mirënjohjeje.
Vizita e tij u veçua edhe nga mundësia për ta ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet VfB Stuttgartit dhe Borussia Mönchengladbachut, duke përjetuar atmosferën e futbollit gjerman.
Ademi e ka cilësuar këtë vizitë si një përvojë të veçantë dhe kujtim të çmuar nga një klub me histori dhe traditë të pasur.
Në fund, ai ka falënderuar VfB Stuttgartin për ftesën, pritjen dhe respektin e treguar.
Postimi i plotë:
Me ftesë të veçantë, pata kënaqësinë të jem mysafir i klubit të njohur gjerman VfB Stuttgart, ku u prita me shumë respekt dhe mikpritje.
Gjatë kësaj vizite, pata nderin të pranoj edhe një fanellë të personalizuar të klubit, si simbol i bukur respekti dhe mirënjohjeje.
Vizita u bë edhe më e veçantë me mundësinë për ta përcjellë nga afër ndeshjen ndërmjet VfB Stuttgart dhe Borussia Mönchengladbach, duke përjetuar atmosferën e jashtëzakonshme të futbollit gjerman.
Një përvojë e veçantë dhe një kujtim i çmuar nga një klub me histori dhe traditë të pasur.
Faleminderit VfB Stuttgart për ftesën, pritjen dhe respektin e treguar! ⚽️🤝







