Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes rrjeteve sociale i ka reguar trajnerit të Legia Warsawa, Foncalo Feio.
Klubi polak mbrëmë mposhti Dritën minimalisht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, por pas ndeshjes trajneri dhe futbollistët kritikuan ashpër fushën e stadiumit kryeqytetas.
Agim Ademi menjëherë ka bërë një reagim në lidhje me këtë, duke thënë se fusha është në gjendje të mrekullueshme me sistemin “hibrid”.
“Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin”, shkruhet në një pjesë të reagimit nga kryetari i FFK-së.
Postimi i plotë:
Kështu duket sot fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ pas ndeshjes Drita – Legia ✅️
Edhe pse gjatë punimeve të kësaj fushe ka marrë kohë me temperatura shumë të larta, fusha është në gjendje shumë të mirë.
Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin.
Fusha është aty dhe mund të vizitohet nga çdokush dhe të kënaqet me një fushë e cila është e kualitetit të fundit. Falënderojmë MKRS-në dhe ministrin Hajrulla Çeku për investimin në këtë fushë, e cila ka arritur standarde të shkëlqyeshme.
E gëzofshin të gjithë ata që kanë mundësi të luajë në këtë fushë dhe besoj fuqishëm që më së miri këtë e vlerësojnë futbollistët.
Uroj që në këtë fushë Kombëtarja jonë ta nisë mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë.
Po ashtu, ftoj të gjithë që të jenë në përkrahje të Kombëtares, sidomos Dardanët që të jenë në stadium sa më kreativ e në nivel si gjithmonë.
#BashkëPërFutbollin 🏟⚽️✅️🇽🇰
https://www.facebook.com/share/p/me873CFLCPiAkHgG/?mibextid=oFDknk