20.2 C
New York
Wednesday, September 18, 2024

Buy now

Afati kalimtar veror për yjet shqiptarë të futbollit – të gjitha transferimet nga Shaqiri, te Rrahmani, Sahiti e Gruda

- Advertisement -

Janë mbi 20 transferimeve që lojtarët shqiptarë të futbollit i kanë kryer në këtë afat kalimtar, me disa që bën hapa të mëdhenj.

Pa dyshim spikat rikthimi i Xherdan Shaqirit te Baseli nga Chicago Fire e MLS, ku me kalimin e tij klubi i njohur zviceran ka filluar të marr frymë ndryshe.

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës që bën ndryshime të skuadrën nuk ishin pak, por spikasin kalimet e Albion Rrahmanit dhe Ermal Krasniqit nga Rapid Bukuresht te Sparta Praga.

Tjetër transferim i madh ishte kalimi i Arijanet Muric nga Burnley te Ipswich, ndërsa Armando Broja edhe pse ishte afër marrëveshja me këtë klub nuk u mbyll, por mund të ndodh transferimi te Evertoni.

Emir Sahiti (Hamburg), Donat Rrudhani (Luzern), Fisnik Asllani (Elversberg), Qëndrim Zyba (Slovan Liberec), Idriz Voca (Triestina), Meriton Korenica dhe Armend Thaqi (Cluj), Bujar Pllana (Legia Gdansk) dhe Kreshnik Hajrizi (Ëidzeë Lodz), janë emrat e lojtarëve dardanë që kanë klubet e reja nga ky afat kalimtar.

Sa i përket kuqezinjëve, Taulant Seferi (Bodrum FK), Nedim Bajrami (Rangers), Sokol Cikalleshi (Tractor), Tomas Strakosha (AEK), Alen Sherri (Cagliari) dhe Marash Kumbulla (Espanyol) kanë gjetur klube të reja.

Shqipëtarët që përfaqësojnë kombëtare të tjera përveç Kosovës dhe Shqipërisë, që kanë ndërruar skuadër janë Luis Hasa (Lecce), Brajan Gruda (Brighton), Adnan Januzaj (Las Palmas), Ardon Jashari (Club Brugge) dhe Kemajl Ademi (NK Osijek).

Taulant Seferi (Bodrum FK)

Emir Sahiti (Hajduk Split – Hamburg)

Nedim Bajrami (Sassuolo – Rangers)

Luis Hasa (Juventus – Lecce)

Sokol Cikalleshi (Konyaspor – Tractor)

Albion Rrahmani (Rapid Bukuresht – Sparta Pragë)

Xherdan Shaqiri (Chicago – Basel)

Albin Berisha (Petrolul Ploiești – Hansa Rostock)

Donat Rrudhani (Young Boys – Luzern)

Ermal Krasniqi (Rapid Bukuresht – Sparta Pragë)

Fisnik Asllani (Hoffenheim – Elversberg)

Nazmi Asllani (Ballkani – Astana)

Adnan Januzaj (Sevilla – Las Palmas)

Thomas Strakosha (Brentford – AEK)

Alen Sherri (Egnatia – Cagliari)

Marash Kumbulla (Roma – Espanyol)

Qëndrim Zyba (Ballkani – Slovan Liberec)

Ardon Jashari (Luzern – Club Brugge)

Meriton Korenica (Manisa FK – Cluj)

Kemajl Ademi (Luzern – NK Osijek)

Kreshnik Hajrizi (Lugano – Widzew Lodz)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit