Afati deri të “dielën në mbrëmje” që VV ia dha opozitës, Nagavci: Mbesim në pritje të propozimeve

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk kanë pranuar zyrtarisht asnjë emër për President nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK.

Nagavci nuk përmendi propozimin e LDK-së të cilët dhanë emrin e Vjosa Osmanit nëse LVV i ka 66 vota për të.

Por, Nagavci tha se vazhdojnë edhe të jenë në pritje edhe sonte të propozimeve konkretë nga opozita. Ky subjekt politik i kishte caktuar afat të dielën për propozime.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Lëvizja VETËVENDOSJE! dje e bëri edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë dhe duke ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar.

Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues.

Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton.

Të ngjashme

Të fundit