Afati 30 ditor i konstituimit të Kuvendit, Zemaj: Në gjykimin tim është shkelur Kushtetuta

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, duke komentuar zhvillimet aktuale politike dhe çështjen e respektimit të Kushtetutës.

Zemaj ka thënë se 7 shtatori, si dita e Kushtetutës së Kaçanikut, duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë ata që punojnë për shtetin e Kosovës.

“Sot është 7 shtatori, dita e Kushtetutës e Kaçanikut edhe duhet të jetë si frymëzim edhe në ndërgjegjen politike të çdo njeriu që punon për këtë shtet sovran, e të pavarur e demokratik”, tha Zemaj.

Ai ka theksuar se, përtej debateve politike, çështja kryesore është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Po tash, duhet ta kuptoni qartë domethënë, krejt këto janë tema të debatit politik, por mbi të gjitha, ideja është mbrojtja e kushtetutshmërisë. Edhe e ligjshmërisë. Atë që po e thonë që Lëvizja Vetëvendosje edhe z. Kurti e ka shkelur në vazhdimësi ose s’e ka respektuar fare”, tha ai.

Duke komentuar kalimin 30 ditor të afatit për konstituimin e Kuvendit, Zemaj tha se në gjykimin e tij se është shkelur Kushtetuta.

“Ne kemi thënë që 30 ditësh vetëm ka qenë i domosdoshëm për konstituimin e Kuvendit, tash është çështje e interpretimit, por në gjykimin tim, nuk ka pasur ndonjë dilemë është shkelje e Kushtetutës, por atë duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Zemaj.

Të ngjashme

Të fundit