26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Adriana Lima tronditi me daljen e saj të fundit në tapetin e kuq: Çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj?

- Advertisement -

Adriana Lima u shfaq në premierën e “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” në Los Angeles me gjithë familjen e saj dhe ndryshimi në fytyrën e saj nuk kaloi pa u vënë re.

Gjegjësisht, modelja është shfaqur me sy dukshëm të pjerrët dhe vetulla të ngritura, gjë që ka shkaktuar një ortek komentesh në rrjetet sociale.

Shumë dyshuan se bëhej fjalë për procedurën Fox eyes, e cila u provua nga shumë zonja të famshme dhe që u bë një lloj trendi në botë.

“Çfarë i ka bërë ajo fytyrës?”, “Duhet të di se çfarë ka ndodhur me fytyrën e Adriana Limës dhe duhet ta di tani”, “Versioni më i fundit i Adriana Limës që dyshohet se ka bërë operacione plastike”, janë vetëm disa nga komentet.

Pas “varjes së krahëve” në vitin 2018, Adriana Lima iu rikthye modelingut në raste të rralla. Por me njoftimin e rikthimit të markës ikonë të të brendshmeve, u njoftua gjithashtu se Lima do të jetë sërish një nga fytyrat e tyre mbrojtëse.

Modelja ka tre fëmijë, i fundit ka lindur në vitin 2022 dhe në paraqitjen e saj të fundit është shoqëruar nga vajzat e saj Valentina dhe Sienna dhe dy fëmijët që ka pasur me partnerin e saj aktual – producentin e filmit Andre Lemmers.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit