7.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Adresimi i problemeve të shqiptarëve në Serbi, Hill: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd

- Advertisement -

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se do të shohë se çfarë mund të bëjë lidhur me adresimin e problemeve të shqiptarëve në Serbi.

Diplomati amerikan ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, është njoftua detajisht rreth sfidave të qytetarëve.

“Ne kemi pasur një diskutim të detajuar dhe kryetari më ka njoftuar në detaje rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë. Do të kthehem në Beograd dhe më lini të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm por mendoj se është shumë e rëndësishme se njerëzit e kanë të qartë në atë çfarë e thonë dhe çfarë kërkojnë”, ka thënë ai.

Duke folur për dialogun Kosovë –  Serbi, Hill ka thënë se takimet e Ohrit kanë dhënë rezultate shumë të mira që do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.Reklama

Kurse, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se për t’u përfshirë në negociata, kërkojnë të drejta të barabarta për shqiptarët e Luginës me të minoriteteve në rajon.

“Ne duam të kontribuojmë por me një kërkesë që të drejtat tona në Luginë të Preshevës të respektohen, të garantohen ashtu siç i garantohen të gjitha minoriteteve në rajon dhe te ne jo vetëm që të garantohen dhe respektohen por edhe të shtohen edhe në atë aspektin e sasisë sepse ne kemi mangu në drejtat tona në jetën tonë. Na kemi mangu edhe në investimet nga Qeveria Serbe në Luginë të Preshevës. Ne kemi një diskrepancë mes asaj që kanë minoritetet e tjera në rajon në të drejta dhe ne në Luginë të Preshevës.

Kjo ka qenë kërkesa ime dhe këtu ka zënë shumë vend plani shtatë pikësh i cili duhet të kontekstualizohet në ditët e sotme sepse është plan më i vjetër po i cili në parim i përmban kërkesat tona për ta krijuar një kualitet të jetës në Luginë të Preshevës përveç asaj të pasivizimit e cila ka qenë një temë e veçantë e jona për të cilën e informova në detaje ambasadorin dhe i cili me këtë çështje tash shpresojmë të kthehet në Beograd”, ka deklaruar Arifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit