13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Adnan Rrustemi kritikon Osmanin: Mbi çfarë baze refuzove Konjufcën?

- Advertisement -

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, duket se ka bërë hapin e parë në fillimin e kritikave ndaj Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës.

Rrustemi ka shtruar disa pyetje kritike ndaj Osmanit, që lidhen me refuzimin e Osmani për të pranuar Glauk Konjufcën, nënkryetar i VV-së, në takimin me partitë politike që u mbajt dje, ku nuk arriti të shkonte kryeministri Albin Kurti.

Rrustemi e ka pyetur publikisht Osmanin se mbi cilën bazë kushtetuese e ligjore e ka refuzuar nënkryetarin e VV-së.

“Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te Presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit