Ademi takon Arsène Wengerin para finales së Champions League, diskutime për të ardhmen e futbollit

- Advertisement -

Kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një bashkëbisedim të veçantë me legjendën e futbollit botëror, Arsène Wenger, si dhe me zëvendëspresidentin e UEFA, Armand Duka, para nisjes për finalen e madhe të UEFA Champions League.

Sipas Ademit, takimi ishte i këndshëm dhe frymëzues, duke ofruar mundësi për të shkëmbyer ide dhe përvoja rreth zhvillimeve në futbollin evropian dhe perspektivave të së ardhmes së këtij sporti.

Ai vlerësoi lart figurën e Wengerit, i cili shkroi histori me klubin anglez Arsenal FC, duke e drejtuar për 22 vite radhazi dhe duke ndërtuar një identitet të veçantë që vazhdon të jetë pjesë e kulturës së klubit edhe sot.

“Biseda me të ishte plot kujtime, vizion për të ardhmen dhe dashuri për futbollin”, ka theksuar Ademi, duke e cilësuar takimin si një përvojë të vlefshme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të futbollit evropian.

Postimi i plotë:

Para nisjes për në finalen e madhe të UEFA Champions League, PSG – Arsenal një bashkëbisedim i këndshëm dhe frymëzues me trajnerin legjendar, Arsen Wenger dhe me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka.

Wenger shkroi historinë e Arsenalit duke e udhëhequr klubin për 22 vite me radhë, duke krijuar një identitet dhe filozofi që vazhdon të jetojë edhe sot. Biseda me të ishte plot kujtime, vizion për të ardhmen dhe dashuri për futbollin.

Të ngjashme

Të fundit