Arbër Ademi nga Fronti Europian deklaroi se po tentohet që t’u merren dy mandate në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, nëpërmjet ankesave të dorëzuara nga partitë tjera politike në KSHZ.
Rastin, Ademi tha se kanë paraqitur në organizatat ndërkombëtare.
“Partitë e tjera politike, mbi bazë të një marrëveshje të fshehtë joparimore, duke shkelur vullnetin e popullit, në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar kundërshtime, gjegjësisht ankesa për vendvotime të caktuara, në Njësinë Zgjedhore numër 5 dhe në Njësinë Zgjedhore numër 6. Megjithëse, për të njëjtat nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor me çka kjo dëshmohet edhe nëpërmjet nënshkrimit të procesverbaleve nga anëtarët e Këshillave Zgjedhor të propozuara nga vetë partitë politike që kanë parashtruar kundërshtime. Qëllimi është i qartë, Frontit Evropian dëshirojnë t’ia marrin dy mandate”, deklaroi Arbër Ademi, Fronti Europian.