Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë momente nga Kongresi i 76-të i FIFA, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në vend.
Pas përfundimit të punimeve, Ademi ka bërë të ditur se bashkë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, është riafirmuar përkushtimi për avancimin e projekteve dhe mbështetjen ndaj Kosovës përmes programit “FIFA Forward”.
Sipas tij, ky program mbetet një nga shtyllat kryesore për investime në infrastrukturë dhe zhvillimin e futbollit, ndërsa në kongres është diskutuar edhe për organizimin e Kupës së Botës 2026 dhe pritjet për rritje të të hyrave nga biletat dhe marketingu.
Po ashtu, delegatët kanë miratuar buxhetin e ri të FIFA-s, i cili parasheh rritje të konsiderueshme të fondeve për programin “FIFA Forward”.
Ademi theksoi se me punë dhe vizion të qartë, Kosova do të vazhdojë të ndërtojë të ardhmen e futbollit dhe të përfitojë nga mbështetja ndërkombëtare. ⚽️🇽🇰
Postimi i plotë:
Momente të vlefshme nga Kongresi i 76-të i FIFA-s 🌍⚽️🇽🇰
Pas përfundimit të punimeve të Kongresit bashkë me presidentin Gianni Infantino, ku u riafirmua përkushtimi për zhvillimin dhe avancimin e futbollit.
Bashkëpunimi me FIFA-n dhe mbështetja nga programi “FIFA Forward” mbetet kyç për rrugëtimin tonë dhe për projektet që na presin.
Në këtë kongres u diskutua për Kupën e Botës 2026, për pritjet e rritjes së të hyrave nga shitja e biletave dhe marketingu si dhe u miratua buxheti, me rritje të konsiderueshme të programit “FIFA Forward”.
Me punë dhe vizion të qartë do vazhdojmë të ndërtojmë së bashku të ardhmen e futbollit të Kosovës ⚽️🇽🇰
#MeFutbollinPërKosovën






