Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi ka mirëpritur futbollistin e ri dhe të talentuar kosovar, Erblin Osmani, pjesë e gjigantit gjerman Bayern Munich.
“Erblini, i cili ndodhet në Kosovë për pushimet e verës, vizitoi FFK-në dhe ndoqi nga afër seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u njohur me punën dhe atmosferën që karakterizon ekipin tonë kombëtar. Vizita e tij është dëshmi e lidhjes së fortë mes talentëve kosovarë që po shkëlqejnë në futbollin evropian dhe rrënjëve të tyre në vendlindje”.
“Erblini është shembull i gjeneratës së re që po e çon emrin e Kosovës në nivelet më të larta të futbollit botëror. Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Erblin Osmanit suksese të vazhdueshme dhe arritje të mëdha në karrierën e tij”, ka njoftuar Ademi.








