Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po merr pjesë në mbledhjen e FIFA-s kushtuar analizës së Kupës së Botës 2026, ku ekspertë dhe drejtues të futbollit nga e gjithë bota po shqyrtojnë në detaje aspektet teknike, organizative dhe zhvillimore të këtij edicioni të Kampionatit Botëror. �
Sipas Ademit, këto analiza kanë rëndësi të veçantë për nxjerrjen e përfundimeve dhe identifikimin e praktikave më të mira, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në nivel global.
Pjesëmarrja e kreut të FFK-së në këtë forum pasqyron angazhimin e Kosovës për të qenë pjesë aktive e proceseve zhvillimore të futbollit ndërkombëtar dhe për të përfituar nga përvojat më të mira të FIFA-s.
Postimi i plotë:
📍Në mbledhjen e FIFA-s kushtuar analizës së Kupës së Botës 2026, ku ekspertë dhe drejtues të futbollit nga e gjithë bota do të shqyrtojnë në detaje aspektet teknike, organizative dhe zhvillimore të këtij edicioni.
Këto analiza kanë rëndësi të veçantë për nxjerrjen e përfundimeve dhe identifikimin e praktikave më të mira, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në nivel global.
#MeFutbollinPërKosovën






