Ademi: Investojmë në infrastrukturë, ndërtojmë të ardhmen e futbollit

- Advertisement -

Në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s, Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon me përkushtim investimet në infrastrukturën sportive, me synimin që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.

“Projekti i radhës është ndërtimi i fushës së futbollit për FC Prishtina në Bërnicë, një investim i rëndësishëm që do t’i shërbejë klubit për zhvillimin e stërvitjeve, përgatitjen e skuadrës dhe, mbi të gjitha, zbulimin e kultivimin e talenteve të reja”, ka shkruar Agim Ademi, president i FFK-së.

Sipas tij, zhvillimi i futbollit nis nga krijimi i kushteve të duhura për punë, nga investimi te gjeneratat e reja dhe nga ndërtimi i një infrastrukture që u mundëson futbollistëve të rriten e të përparojnë. Prandaj, për FFK-në, çdo projekt i tillë përfaqëson një hap konkret drejt një të ardhmeje më të mirë për futbollin tonë.

Falë bashkëpunimit me UEFA-n dhe përmes programit HatTrick, po vazhdojmë të ndërtojmë hapësira të reja për stërvitje e zhvillim, duke forcuar bazën mbi të cilën do të ndërtohen sukseset e ardhshme të futbollit tonë.

#MeFutbollinPërKosovën 💙🇽🇰⚽

Të ngjashme

Të fundit