Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, i shoqëruar nga luftëtari i orëve të para të lirisë, Rafet Rama dhe ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, kanë bërë homazhe të varri i Luan Haradinajt me rastin e 25-vjetorit të rënies së tij.
Grabovci ka thënë se Luani është njëri nga çlirimtarët më të përkushtuar të kombit.
“Sot ka 25-vjetorin e rënies heroike njëri nga çlirimtarët më të përkushtuar të Kosovës, Luan Haradinaj. Në ketë ditë, se bashku me Safete Hadergjonaj e Rafet Ramën, bëmë nderime tek kompleksi memorial në Gllogjan, në nderim të heroizmit të Luanit. E pastë të përjetshëm kujtimin dhe nderimin e kombit!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Rafet Rama ka qenë së bashku me Luanin kur ai ka rënë për të mos vdekur kurrë. Rama në betejën me forcat serbe kishte mbetur i plagosur.