8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Adele do të blejë shtëpinë e aktorit Sylvester Stallone për 51 milionë euro

- Advertisement -

Adele do të paguaj 51 milionë euro për rezidencën e Sylvester Stallone në Beverly Hills pasi qëndroi në shitje për gati një vit.

Këngëtarja 33-vjeçare thuhet se po zgjeron perandorinë e saj të pasurive të paluajtshme në Los Angeles dhe duket se është e interesuar për shtëpinë masive të Stallone, sipas burimeve të TMZ.

Mega rezidenca e 75 vjeçarit ka hapësirë prej 18,587 metrash katrorë, me tetë dhoma gjumi dhe 12 banjo.

Stallone kishte punuar shumë gjatë gjithë vitit për të shitur pronën e tij të Hollivudit që e bleu për herë të parë në vitet 1990 dhe fillimisht e listoi për 96 milionë euro, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

Por pasi prona e mbushur me yje nuk mori asnjë interes, aktori e uli çmimin në 75 milionë dollarë, e cila përmban një pishinë të madhe noti si dhe një kopsht të gjerë 3,5 hektarësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit