15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Açarevë, mirënjohje për kontribuuesit dhe punëtorinë ku u prodhuan minat anti-tank

- Advertisement -

Më 21 prill 1998 para 24 vitesh, atëherë kur historia e Kosovës mori kahje tjetër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me Komandantin e Përgjithshëm Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi nuk kishte lënë anash edhe angazhimet tjera, bazuar në kushte, rrethana dhe mundësi teknike të asaj kohe për të kontribuar për çlirimin e vendit, raporton Scanner.

E ideuar nga Bekim Berisha – Abeja dhe nën udhëheqjen e tij, me punëtorët teknikë Hazir Tahiri, Sejdi Desku, Naim Mustafa dhe Fazli Jashari, në shtëpinë e Tafë Tahirit nga Açareva u prodhuan mina anti tank dhe mina të dorës që u përdorën kundër paramilitarëve dhe ushtrisë Serbe.

Me këtë rast, kryetari i Komunës Fadil Nura dhe udhëheqësit e organizatave të luftës të Skenderajt, përkujtuan dhe nderuan këtë ngjarje duke dhënë mirënjohje.

Kjo punëtori ju shërbeu ushtarëve të UÇK-së, qe këto pajisje të përdorën kundër ushtrisë dhe paramilitarëve serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë!

Lidhur me këtë ngjarje, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar:

Do të kalojnë edhe dekada të tjera e shekuj, por kujtimi për trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historinë kuptimplotë dhe të bëmat e saj, do të na përcjellin brez pas brezi, e do të na shërbejnë për atdhedashurinë dhe forcimin e shtetit.
Në Açarevë të Skenderajt, në përurimin e objektit që ishte shndërruar gjatë luftës në punëtori, ku strategu i UÇK-së dhe ideatori i veprimeve ushtarake, Bekim Berisha – Abeja, kishte prodhuar mina kundër tankeve dhe armë tjera si granata dore, në luftën e trimave çlirimtare përballë forcave okupuese serbe.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit