-5.7 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

AC Milan vihet në “sulm” për Dani Olmon

- Advertisement -

AC Milani ka shfrytëzuar rastin e sulmuesit Dani Olmo duke i ofruar mundësinë që të luajë në Itali për pjesën e mbetur të sezonit.

Barcelona nuk po arrin ta regjistrojë Olmon pavarësisht që e transferuan në verë, kësisoj nëse situata nuk ndryshon në gjykatë javët e ardhshme, lojtari ka të drejtë edhe të largohet si agjent i lirë.

Sipas “Corriere de la Sera”, Milani ka ofruar mundësinë që ta huazojnë spanjollin për gjashtë muajt e mbetur.

Olmo në fakt ka të drejtë ta ndërpresë kontratën me katalunasit nëse nuk regjistrohet, megjithatë nuk do ta bëjë shkaku që ëndërron të luajë edhe më shumë në fanellën blaugranase.

Problemi tjetër për Olmon është se nëse mbetet i paregjistruar, nuk do të ketë të drejtë të luajë as për kombëtaren e Spanjës në ndeshjet e muajit mars.

Milani është gati t’ia paguajë pagën deri në qershor, kësisoj Olmos do t’i ofrohet shansi të luajë në ligën italianë si dhe Ligën e Kampionëve.

Raporti shton se mesfushori nuk po mendon për ndonjë alternativë tjetër përpos Barcelonës, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë në dy javët e ardhshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit