Emir Abrashi nga Demokracia Plus parashikon që maksimumi në prill të vitit të ardhshëm mund të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.
Abrashi ka thënë se kjo mund të ndodhë kur të vijë puna për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit.
Ndërkaq sipas tij formimi i qeverisë nga një parti e vetme mund të bëhet vetëm nëse partitë opozitare do ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje ‘duke ia bërë numrat për ta kaluar qeverinë’.
“Formimi i qeverisë nga një parti e vetme unë e shoh vetëm me një opsion të mundshëm dhe ai është nëse partitë opozitare do ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje, pra do t’ia bëjnë numrat për ta kaluar qeverinë dhe në fund ta lënë të qeverisë me një qeveri në minorancë, që do të thotë të ketë mbështetjen për formimin, mirëpo të mos ketë numra mjaftueshëm për të kaluar ligje në kuvend. Kjo është problematike për shkak se nënkupton që qeveria do të jetë e bllokuar në kryerjen e punëve të saj dhe në kalimin e ligjeve”, ka shtuar Abrashi./teve1