0.5 C
New York
Sunday, February 25, 2024

Buy now

Abrashi i VV-së flet me bindje: Kurti kurrë nuk ka sajuar gjëra, ka pasur kërcënime ndaj tij

Deputeti Artan Abrashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kurrë nuk ka sajuar gjëra.

Ai ka thënë se ka pasur kërcënime ndaj kryeministrit Kurti.

Kështu tha ai në RTV Dukagjini, teksa është pyetur se a ka pasur atentat ndaj kryeministrit Kurti.

“Nuk ka ndonjë arsye që kryeministri i Kosovës të sajojë gjëra të tilla që lidhen me atentate, ku është ideja dhe ku është dobia e këtyre temave, nuk e kuptoj pse ai duhet të sajojë, kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë. A ka pasur kërcënime? Po, edhe më herët. Këto kërcënime nuk është se nuk janë bërë në Kosovë apo jashtë Kosovës edhe ndaj zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Është shumë e rëndësishme që mekanizmat e sigurisë që merren me këto punë të merren seriozisht me këto. Nuk është diçka e pamundur, në Ballkanin Perëndimor nuk është që nuk ka ndodhur më herët”, tha Abrashi.

Ndryshe, Kurti ka thënë se pa shumë forca policore gjatë vizitës në Shkup, ndërsa televizioni publik në Kosovë raportoi paraprakisht se masat e rrepta të sigurisë u ndërmorën, pas informacioneve se po planifikohej një atentat ndaj tij.

Kurti nuk e mohoi se ka pasur përpjekje për atentat, teksa tha se ka vazhdimisht kërcënime nga Beogradi, por theksoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesën për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë Kurti.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) ka raportuar duke u thirrur në burime brenda institucioneve të sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit, “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit