-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Abelard Tahiri kërkon përgjigje nga Albin Kurti, Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu për humbjen dhe gjetjen e mostrave të Astrit Deharit: Prokuroria të vë para drejtësisë përgjegjësit

- Advertisement -

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot, përmes një konference për media u ka parashtruar disa pyetje publike kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu – në lidhje me humbjen dhe gjetjen e mostrave të Astrit Deharit.

Tahiri ka ftuar edhe Prokurorinë Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëherëshme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetëror që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, në kthimin e pjesshëm dhe atë përfundimtar të tyre.

Më 29 mars 2024 opinioni publik u informua për gjejten e mostrave të Astrit Deharit, vdekja dhe fatkeqësia e të cilit në rrugën e zbardhjes së saj, këto tri vitet e fundit, nën pushtetit e Albin Kurtit, u vështirësia dhe u mjegullua padrejtësisht dhe në mënyrë misterioze. Zhdukja e mostrave, gjetja e pjesëshme apo e plotë e tyre për secilin rast është përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe nuk mund të tejkalohet me lehtësi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Tahiri.

Më 29 mars 2024 opinioni publik u informua për gjejten e mostrave të Astrit Deharit, vdekja dhe fatkeqësia e të cilit në rrugën e zbardhjes së saj, këto tri vitet e fundit, nën pushtetit e Albin Kurtit, u vështirësia dhe u mjegullua padrejtësisht dhe në mënyrë misterioze. Zhdukja e mostrave, gjetja e pjesëshme apo e plotë e tyre për secilin rast është përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe nuk mund të tejkalohet me lehtësi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, jo rastësisht si Grup Parlamentar i PDK-së, fill pas zjarrit të dytë në IML, zjarrit të nëntorit 2023, inicoi me urgjencë themelimin e komisionit hetimor parlamentar të këtyre ngjarjeve, duke e konsideruar të domosdoshëm një hetim të tillë pikërisht për të zbardhur dyshimet e mëdha dhe pyetjet e shumta të cilave ky pushtet nuk dëshiron që t’iu jap përgjigje.

“Jo rastësisht, për 4 muaj me radhë, ky pushtet është duke e refuzuar themelimin e këtij komisioni.Sot, do ti ngrejmë disa pyetje ndaj të cilave kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë është e domosdoshme që të ju japin përgjigje sepse nuk janë thjeshtë pyetje tonat si parti opozitare por janë pyetje që i shtron secili qytetarë”, ka thënë Abelard Tahiri.

Pyetjet të cilat Tahiri i ka parashtruar për udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, janë këto:

“Duke qënë bartës të pushtetit në funksionet më të larta shtetërore, ata duhet të na tregojnë se kush i mori dhe zhduki mostrat e Astrit Deharit dhe a dihet se kush i ktheu? Ku ishin këto mostra dhe për çfarë qëllimi u vodhen nga IML-ja? Zhdukja e këtyre mostrave për një vit e gjysmë a ishte një alibi e pushtetit për të penguar hetimin penal dhe zbardhjen e vdekjes tragjike të Astrit Deharit? Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri kanë pasur dijeni për zhdukjen e këtyre mostrave në pranverën e vitit 2022 si ndodhi që ministrja e Drejtësisë të njoftoj qytetarët e Kosovës me gjashtë muaj vonesë, në një konferencë për media në dhjetor të atij viti? A ishte rastësi gjetja e një pjesë të mostrave të Astrit Deharit në mars të vitit 2023 dhe zjarri i parë po ashtu në mars i zyreve të IML-së? A ishte rastësi zjarri i dytë i zyreve të IML-së përmes të cilit ishte shkatrruar sistemi i kamerave dhe për katër ditë me rradhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive, pra të dhomës ku mbahen mostrat e rasteve që i trajton ky institucion? A u shfrytëzua ky interval kohor prej katër ditëve kur nuk kishte kamera në IML, që mostrat e raportuara si të gjetura në këtë javë të kthehen ato ditë në dhomën e dëshmive? A është i qëllimshëm raportimi me 4 muaj vonesë i gjetjes së pjesës tjetër të mostrave të Astrit Deharit?” ka pyetur Tahiri.

Më tej, ai ka shtuar se të gjithë jemi dëshmitarë se në dhjetor të vitit 2022, u publikua lajmi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe askush nuk dha përgjegjësi politike që në zyret shtetërore u zhduken mostrat e këtij rasti.

thelluan, e pyetjet që mbetën pa përgjigje u shtuan kur, nga njëra anë, po në mars të vitit 2023 u gjetën një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, pra u gjetën mostrat e lukthit dhe të urinës por mungonin epruvetat e mostrave të gjakut. Ndërkohë, në 21 nëntor 2023 kur zyret e IML-së i kaploi zjarri i dytë, 4 muaj më pas u gjetën edhe mostrat e gjakut”, ka thënë më tej Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Prandaj, sipas tij, këto dhe shumë pyetje të tjera kërkojnë dhe meritojnë përgjigje nga ana e kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu.

“Uroj dhe shpresoj që edhe Prokuroria Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëherëshme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetërorë që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre”, ka përfunduar Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit