Kuvendi i Kosovës, do zhvillojë seancë plenare të nesërmen, duke filluar nga ora 10:00.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se në rend dite janë disa pika për shqyrtim si; Përzgjedhja e dy (2) asrfzinnëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës; Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Komunikata:
Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data: 15 tetor 2026
Dita: E enjte
Seanca plenare
Vendi: Salla e seancave
Koha: 10:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
3. Pyetjet parlamentare;
4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit






