9.1 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Abdixhiku uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë e pranim të lutjeve

- Advertisement -

Muaji i Ramazanit, shënon fillimin e një muaji të veçantë shpirtërisht, po aq sfidues fizikisht. Ka shkruar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Abdixhiku ka uruar agjërim të lehtë e pranim të lutjeve, të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Të dashur besimtarē, dita e nesërme, për të gjithë besimtarët myslimanë, shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, po aq edhe sfidues fizikisht. Dita e nesërme shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të sakrificës, shpresës dhe ngadhënjimit, le të gjejmë paqen, mirëkuptimin e kujdesin ndaj njëri tjetrit. Në veçanti, le të gjejmë solidaritetin ndaj atyre në nevojë. Agjëruesve, në emër të LDK-së, ju uroj agjërim të lehtë e pranim të lutjeve”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./teve1.info/.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit