18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Abdixhiku takohet me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, flasin për situatën aktuale politike

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku është takuar të hënën me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas njoftimit të LDK-së, më këtë takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe qëndrimin e kësaj partie për këto tema.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe emisari Sarrazin diskutuan rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit