Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Abdixhiku shkruan për Blair-in se është një udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjodhi veprimin e drejtë.
“Yjet politike, herë pas here, sjellin udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. Atë njerëzor! Aspak të lehtë, por shpëtimtar për një popull të tërë. Tony Blair ishte i tillë për ne!”
Teksa shton se Blair është hero i historisë së vendit tonë.
“Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë. Një figurë qenësore e lirisë sonë! Për këtë, ai ka siguruar përjetësinë mes nesh. Takimi me të ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda! Sir Anthony Charles Lynton Blair, Tony Blair, Të faleminderit! “