10.4 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Abdixhiku takohet me Angilin, kërkon që roli i Turqisë në sigurinë e Kosovës të thellohet më tutje

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Gjatë këtij takimi, sipas një njoftimi të LDK-së, Abdixhiku dhe aAngili diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe qëndrimet e partisë lidhur me këtë temë.

Sipas njoftimit, Abdixhiku kërkoi që roli i Turqisë në sigurinë e Kosovës të thellohet dhe më tutje dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror të vazhdojë në nivelet më të larta të sigurisë.

“Në takim u diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për thellimin e raporteve mes dy vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit