28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abdixhiku: Qeveria Kurti populliste, e izoluar dhe e sanksionuar

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar me bashkëpunëtorët anëtarë të kësaj partie në Gjenevë të Zvicrës, ku nga atje ka adresuar kritika ndaj qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Kurti është populliste, e izoluar dhe e sanksionuar

“Kosova, pas tre viteve e gjysmë qeverisje populliste, është e izoluar, është e sanksionuar, është në zbrazje e në zvogëlim popullite, është pa investime, është pa perspektivë arsimore, shëndetësore, e ligjore. Para një zymtësie të tillë e një trishtimi të tillë, patriotët e mëdhenj, të djathtit e mëdhenj, nuk mund të qëndrojnë spektatorë. Të djathtit e Kosovës s’mund të vëzhgojnë”, tha Abdixhiku.

Duke aluduar në takimin e Kurtit me kreun e PDK-së, Abxihiku tha se “të majtit janë bërë bashkë, në origjinë, aty ku kanë lindur të gjithë, të djathtit duhet të ringriten si një, tek shtëpia e madhe e demokracisë”.

“Ju kanë mashtruar, dhe për më tepër i keni tash bashkë në një vend! Kthejuani këtë mashtrim me përbashkim në shtëpinë e vetme të demokracisë! Lidhjen Demokratikë te Kosovës, shtëpinë e patriotëve të djathtë të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku në videon e postuar nga tubimi në Gjenevë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit