8 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Abdixhiku premton 5 miliadë euro investime për 4 vjet, rritje ekonomike 4-5% për çdo vit

- Advertisement -

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin “Rruga e Re” para simpatizantëve të partisë.

Në prezantimin e konventës programore, Abdixhiku ka thënë se këto 5 miliardë e përcaktojnë Kosovën si një vend shprese e me hov ekonomik.

“Kosova është e pasur, ka qenë gjithherë, të varfëra mbeten ambiciet të cilat nga sot duhet t’i vendosim në harresë dhe kjo përpjekje e jona. Kjo ambicie e madhe e jona nis me 5 miliardë euro investime për 4 vjet. Për shëndet, për arsim e për mbrojtje, pra për rrugë, centrale e për shkolla. 5 miliardë euro projhekte që përcaktojnë Kosovën jo si një vend të zymtë por si një vend shprese e me hov ekonomik.”

Ky hov ekonomik, sipas tij, mban emrin e rritjes ekonomike 4-5% për çdo vit.

Ai tha se Kosova shtet i pavarur dhe sovran, i anëtarësuar në NATO dhe BE, në miqësi të përhershme me SHBA-në është projekti i sotëm dhe do të jetë projekti i nesërm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku tha se programi i tij ofron zotime dhe ambicie serioze për të mirën e jetës së qytetarëve dhe për një vend krenar.

“Sot, mbi të gjitha nuk qëndroj para jush të them se jemi të varfër. Sot qëndroj para jush, me zotimin për një ambicie të madhe. Një zotim dhe ambicie, që ju fton, juve dhe secilin tjetër, të besojnë në Republikën e Kosovës”, shtoi Abdixhiku, gjatë prezantimit të programit të ri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit