Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u pyet edhe për krahun e partisë që inicioi shkarkimin e tij, por i njëjti u uroi punë të mbarë në komunat që ata udhëheqin dhe tha se nuk do të ketë hakmarrje.
“Nuk kam fjalë të këqija për askënd prej tyre. I uroj punë të mbarë në komunat e tyre, duhet të kthehen të zhvillojnë komunat e tyre. Si kryetar degësh pres angazhim në rritjen e LDK-së, por jo hakmarrje s’kam për askënd, vazhdoj me besoj se iniciativa ka qenë e pavend dhe e pakohem në kundërshtim me gjithë vullnetin ë anëtarësisë së LDK-së”, deklaroi Abdixhiku.
I njëjti u bëri thirrje që “zyrtarët senior të LDK-së”, ta mbështesin reformën, duke lënë LDK-në të marrë frymë.






