-1.6 C
New York
Friday, January 10, 2025

Buy now

Abdixhiku për Kurtin: Dikur vinte te unë në shtëpi, tash unë shërbëtor i Vuçiqit – ti me mua e ke përfundu (Video)

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka mëshuar vijë të kuqe bashkëpunimit me LVV-në.

Në intervistën e tij përballë analistëve në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se akuzat e qeverisë Kurti për bashkëpunim me Serbinë, janë të rrezikshme.

“Është rrezik (të thuhet se bashkëpunon me Serbinë). Të tjerët para meje kanë bashkëpunuar (me Kurtin), unë s’i jap shanse të dyta. Në momentin që ti mua më akuzon se jam shërbëtor i Serbisë, ti me mua e ke përfundu. S’mund të bashkëpunosh ti më me mua! Si mund të bashkëpunosh ti me mua, nëse unë jam shërbëtor i Vuçiqit? Kur derisa s’ke qenë kryeministër, ke ardh në shtëpi të unë, ke nejt aty, ke bërë muhabet, kemi bërë koalicione e marrëveshje. Politika i ka disa rregulla”, deklaroi Abdixhiku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit