Lumir Abdixhiku ka vizituar të shtunën Gjilanin për organizimin e Forumit Rinor të partisë që drejton.
Abdixhiku ka thënë se energjia rinore është burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do ta bëjnë bashkë.
“E ardhmja nuk pritet! Ajo bëhet. Dhe bëhet duke ndryshuar të tashmen me rininë e shkëlqyeshme që ka Kosova”, ka shkruar Abdixhiku.
“Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë! Këtë do t’ua ofrojmë”, ka shkruar ai.
“Lidhja jonë është e fuqishme dhe është e pandalshme. Koha jonë ka ardhur, e me të dhe vet ndryshimi”.